BOOM denoncon rastin e fierakut: Sëmundja i mori shëndetin, shteti dinjitetin

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni "BOOM" solli mbrëmjen e sotme rastin 54-vjeçarit Afrim Xhepa nga Fieri.

Dy vjet më parë ai do të pësonte trombozë, e cila i ka prekur gjysmën e trurit. Pasojat? Ai sot nuk mund të flasë dhe njërin krah nuk e lëviz dot.

Edhe pse i paaftë për të përballuar jetesën ai jo vetëm është lënë në mëshirë të fatit nga institucionet përgjegjëse, por i është ndërprerë dhe uji prej dy vitesh.

E motra: Vëllai ka dy vjet e gjysmë që është i sëmurë, nuk përfiton as KEMP, as asistencë, as 6% nga bashkia.Deri sot kemi ardhur unë dhe motrat që i sjellim bukë për të ngrënë. Vëllai është i pamartuar.Nuk është i aftë, nuk flet, një krah nuk e lëviz, nuk është i aftë. Tromboza i ka prekur gjysmën e trurit.

Bëhemi katër bashkë dhe vëmë lekët që i marrim ilaçet. Nuk e përballojmë dot. Kërkesa jonë është ta shikojnë organet kompetente, bashkia, ti japin njëfarë pensioni se ky do të jetojë, do të rrojë. Dritat i paguan motra tjetër.

Vëllai ka dy vjet e gjysmë pa ujë, që kur është sëmurë. Nuk ka pikën e ujit. Ujin e marrim nëpër komshinj me bidona. Për të larë i marrim rrobat në shtëpitë tona dhe për dush.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-rastin-e-fierakut-semundja-i-mori-shendetin-shteti-dinjitetin

Recommended