Ora News - Protesta tek Astriri, "Arrestimi i protestuesit i paligjshëm"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Kujtim Yllit. Lajmi është dhënë nga deputeti Klevis Balliu para gjykatës, ndërsa protestuesi ishte në sallën e gjyqit për vlerësimin e masës së sigurisë.

Kujtim Ylli është një nga banorët e zonës së Astirit të cilët kundërshtojnë prishjen e banesave ku kalon Unaza e Re pa pasur transparencë dhe dëmshpërblim të drejtë.

Ai u arrestua së bashku me Romeo Llullën dy ditë më parë pasi gjatë protestës rrëzuan bordurat e vendosur nga ARRSH, dogjën kontenierët e mbeturinave dhe bllokuan rrugën.

Për Llullën gjykata vendosi masën e sigurisë ""Arrest shtëpie"

Deputeti Klevis Balliu i bëri thirrje Ramës dhe Veliajt të heqin dorë nga projekti.

"Dua ti bëj thirrje të tërhiqen nga këto akte barbare që janë sulm jo vetëm ndaj protestës por edhe sistemit demokratok që kanë vendosur këta qytetarë" u shpreh deputeti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/protesta-tek-astriri-arrestimi-i-protestuesit-i-paligjshem

Recommended