Ora News - Berat, fshatarët nuk kanë treg, prodhimet e tyre kalben

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fshati Otllak, sot pjesë e bashkisë së Beratit trashëgoi nga sistemi i kaluar sipërfaqe toke të konsiderueshme toke të mbjella me fruti-kutlurë. Me tokën e marrë me ligjin 7501, banorët e kësaj zone përfituan dhe kulturën e frutave, të cilën e kultivojnë edhe sot. Drurë frutor mjaft cilësor ka e gjithë zona dhe fermerët me krenari i quajnë boi produktet e tyre.

Por, prej vitesh ata janë të detyruar që të shesin në rrugë prodhimet e tyre si pasojë e mungesës së një tregu. Vite më parë në një tjetër fshat të rrethit të Beratit u ndërtua një treg fruta-perimesh që parashikohej që tu vinte në ndihmë fermerëve të zonës, por ai nuk funksionoi kurrë. Në këto kushte fermerët e Otllakut janë të detyruar që ti shesin produktet e tyre në rrugë. Aksi rrugor Berat-Ura-Vajgurore, në anë të tij, është bërë prej vitesh vend tregëtimi për ta. Në çdo stinë të vitit ata kanë fruta për të shitur dhe në diell e në shi me tenda të improvizuara qëndrojnë gjatë gjithë ditës. Por, jo gjithmonë ata arrijnë që ti shesin prodhimet e tyre dhe pse janë të një cilësie tepër të lartë.

?Kërkojnë që të na i marrin me çmim tepër të ulët dhe shesin aq sa për të mbajtur frymën gjallë?, thonë fermerët e Otllakut.

Shpesh janë të detyruar që të sheshin edhe nën kosto, apo ti hedhin në kanal prodhimet e tyre që piqen dhe nuk gjejnë treg.

As fakti që nuk përdorin pesticide të tjera veç plehrave të nevojshëm dhe as cilësia mjaft e lartë e trashëguar nuk i ofron shitje të sigurtë banorëve të kësaj zone, të cilët nuk sigurojnë mjaftueshëm të ardhura, pasi shteti nuk ofron ndihmën e tij si rregullator për ta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-fshataret-nuk-kane-treg-prodhimet-e-tyre-kalben

Recommended