Ora News - Tropojani i provon burrërinë Veliaj, shemb dy objektet pa leje tek Unaza

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ukë Idriz Çelkolaj nga Tropoja dy ditë më parë i premtoi kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk do të bëhej pengesë për zhvillimin e projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe dhe se do ta prishte vetë banesën e ndërtuar pa leje.

Ndaj ai ka pranuar që dy objektet e tij të ndërtuara pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe të prishen nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, duke i hapur rrugën vijimit të punës për realizimin e këtij projekti.

Ukë Çelkolaj: I dhashë fjalën kryetarit si burrat dhe e mbajta fjalën. Nuk kemi arsye pse të dalim kundra projektit dhe kundër zhvillimit përderisa kjo është për të mirën e të gjithë komunitetit dhe të gjithë banorëve në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë.Kjo është e vetmja mënyrë që të mund të vazhdojmë të punojmë dhe të zhvillohet Tirana.Ky është një mesazh për të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të mos pengojnë zhvillimin e Tiranës.Është e mira e të gjithë neve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tropojani-i-provon-burrerine-veliaj-shemb-dy-objektet-pa-leje-tek-unaza

Recommended