Shkodra nuk feston 29 nëntorin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Edhe pse është qyteti i fundit i çliruar, në Shkodër sot nuk festohet. Të vetmit që kanë kryer homazhe në varrezat e dëshmorëve ishin veteranët. Bashkia e Shkodrës e drejtuar nga demokratët e ka lënë jashtë agjendës së festimeve këtë ditë.Një ditë më parë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se festa e Çlirimit është një ditë të zezë.Qëndrimi i Voltanës Ademit ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama. Shefi i qeverisë, duke e postuar atë në Instagram, e konsideron lajthitje deklaratën e kryebashkiakes.Vendimi për të mos festuar 29 nëntorin u kundërshtua edhe nga veteranët e Shkodrës. Ata i kanë kërkuar shpjegime drejtuesve të qarkut se pse kanë lejuar që kryetarja e bashkisë Shkodër të injorojë ditën e çlirimit.

Recommended