Ora News - Ora News mes mediave të huaja lider të informacionit në Itali

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas 11 vjetësh historie suksesi në median shqiptare, duke u shndërruar në një zëdhënës të interesit publik, Radio Televizioni Ora News është renditur përkrah mediave më të rëndësishme të botës, që çdo ditë përcjellin në kohë reale e profesionale informacionin mbi aktualitetin politik, ekonomik e social në Itali.

Urdhëri i Medias Profesioniste të Huaj, Stampa Estera, me një histori më shumë se një shekullore, ka prezantuar, dje, në Romë logon e tij zyrtare, 26 vjet pas asaj të fundit. Për herë të parë, në logon zyrtare, si pjesëtare e këtij urdhëri përfshihet edhe një media shqiptare.

RTV Ora News ndan hapësirën e logos së përbashkët me mediat lider të informacionit në botë si Reuters, Associated Press, The New York Times, Le Figaro,The indipendent, NBS News, The Daily, El Pais, Observer, De Telegraph etj.

Në njoftimin zyrtar të Urdhërit Të Medias Profesioniste përmendet fakti se nga hera e fundit e rinovimit të logos, shumë tituj e media nuk kanë rezistuar dot, interneti dhe media sociale kanë ndikuar fort në mjeshtërinë gazetareske, ndaj me një skrupolozitet për rëndësinë e prezantimit të Italisë në botë është bërë një rifreskim e përzgjedhje e re e televizioneve, gazetave, radiove dhe portaleve lider në gjithë globin.

Fati e ka dashur që ky lajm të publikohet, në ditën e festës sonë kombëtare, 28 Nentor. Në vitin 1912 Shqipëria i prezantohej botës si një shtet i pavarur e po në atë vit do të jetësohej edhe Shoqata e Medias së huaj, që mbetet sot e kësaj dite organizata më e madhe e korrespondetëve të huaj në botë.

Radio Televizioni Ora News kapërcen kësisoj kufijtë territorial të Shqipërisë, në një ditë simbolike, duke u shndërruar në median e parë shqiptare pjesë e Urdhrit të Medias Profesioniste të Huaj në Itali.

Italia është partneri strategjik i Shqipërisë në Europë dhe afërsia gjeografike ka shënuar historikisht zhvillimet e marrëdhëniet politiko-ekonomike mes tyre. Një komunitet i madh shqiptarësh janë integruar tashmë në jetën politike, ekonomike, sociale e kulturore të vendit duke lidhur fort zhvillimet në dy anët e Adriatikut. Ndaj ky është një lajm i mirë edhe për këtë komunitet të madh shqiptarësh që kontriubon njëkohësisht në të dy vendet.

Selia e urdhërit është e pozicionuar vetëm pak metra larg monumentit historik Fontana di Trevi të Romës nën patronazhin e Ministrisë italiane të Ekonomisë. Akualisht në të punojnë mbi 200 gazetarë e korrespondentë të huaj dhe gjatë viteve të fundit Ora News ka qënë pjesë e tyre.

Në kujtesën e publikut vijnë mbulime të rëndësishme mediatike të Ora News mbi aktualitetit italian, ndikimin e tij në Shqipëri dhe Europë si dhe të ngjarjeve madhore në politikën italiane siç ishte dorëheqja e qeverisë demokratike të Matteo Renzit, proceset gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, krizat e shpeshta institucionale, zgjedhjet pa fitues të 2018, formimi i qeverisë populiste Lidhja e 5 Yjeve etj.

Radio Telvizoni Ora News ka ndjekur ...

Recommended