Si shihet kriza Kosove-Serbi ne Beograd
  • 5 years ago
Serbia e ka pritur në heshtje dorëheqjen e krerëve të komunave serbe në veri. Beteja e saj kundër taksës së Kosovës shihet ende në fushën diplomatike. Analistët thonë se është gabim të mendohet se serbët mund të rrinë duarlidhur pa reaguar kundër veprimeve të Kosovës.

Dejan Miletiç, drejtor i Qendrës për Globalizim, thotë se pa dialog do të zgjerohet vetëm keqkuptimi dhe kjo mund të ketë efekte negative.

"Është momenti i fundit kur mund të reagojmë dhe ta ndalojmë përshkallëzimin e mëtejmë. Duhet të kthehen në dialog dhe mundësi të kompromisit dhe jo duke bërë garë kush i jep goditjen më të fortë njëri-tjetrit".

Protestat, dorëheqja dhe vazhdimi i tyre në veri mund të sjellin deri tek barrikadat dhe problemet tjera. Dialogu i Brukselit ka pësuar vdekje klinike.

"Gjëja më e rëndë do të ishte të hiqej dorë nga dialogu. Por njëra palë lufton për njohje, pala tjetër për ta mbrojtur Kosovën dhe jemi në një situatë skizofrene".

Serbia është gëzuar nga fakti që Egjipti mund të jetë i radhës për ta tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Lobimi i saj tani duket se nuk do të ndalet bashkë me premtimet për ndihma serbëve të Kosovës.

Tv Klan
Recommended