Ora News - Unaza e Re/ Petrit Vasili: Asfalti i Edi Ramës më i shtrenjtë se floriri

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flori Protoduari është një nga banorët banesa e të cilit preket nga projekti i Unazës së Madhe. Së bashku me banorët e mbi 300 subjekteve që janë në plan për tu shembur tek zona e "Astirit", Flori nuk ka ndalur protestën duke kërkuar transparencë për dëmshpërblimin që ata do të kenë kur rruspat ti prishin banesën.

"Ne s'jemi kundra rrugës, na vjen keq për shtëpitë tona. Unë e kam blerë dy herë këtë tokë, herë nga një pronar dhe herë nga shteti, dhe shteti më thotë sërish zaptues. Kush është ligji i qeverisë, sa do më paguajnë për metra katrorë?! Pa na treguar sa është vlera për metër katror nuk se do i ças tek shtëpia" tha Protoduari në një intervistë për gazetaren e Ora News, Xhensila Demollai.

Ai ka qenë i pranishëm në incidentin e ndodhur dje me kryeministrin Edi Rama në spitalin e Traumës kur dikush tentoi ta godiste me këpucë.

Për mikrofonin e Ora News ai tregon detaje të këtij momenti dhe më pas shoqërimin e tij dhe të 4 personave të tjerë në polici. Prodouari tregon dhe bisedën që kishin bërë me efektivët e policisë në furgon

"I kishte vajtur gruas time tek krevati dhe në vend që ti thoshte të shkuara i kishte thënë pse dilni në protestë. Ne po rrinim të prisnim jashtë dhe unë doja të largohesha pasi isha i bindur se dhe ai i gjati (i drejtohet kështu kryeministrit) do dilte të na provokonte. Ai doli. Kunati im nisi të thërriste: Turp! Turp! Ndërohë që ai vuri gishtin tek buzët për të thënë heshtni. Dikush prapa nesh e qëlloi me këpucë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-petrit-vasili-asfalti-i-edi-rames-me-i-shtrenjte-se-floriri

Recommended