Ora News - Goci: Ngrihuni në protestë përditë. Rama po mbush llogaritë off-shore dhe do ikë në Paris
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu Ervin Goci i ftuar në "Arena" në Ora News kërkoi nga qytetarët që të ngrihen në protesta për çdo çështje. Ai shton se Rama dhe grupi i tij nuk e ka ndërmend të tërhiqen.

Pjesë nga deklarata:

Goci: Ne kemi ecur me idenë që këtu armiku është një, skema është një dhe nuk ke pse të intimidohesh për të dalë në protestë. Situata është e atillë që ne nuk kemi luksin të jetojmë në një vend si Gjermania ku grupet e interesave janë strukturuar. Këtu është një grup grabitqarësh që kanë kapur një tufë delesh dhe po i shqyejnë. Nëse nuk ka ndonjë protestë përditë, për mua vendi është duke vajtur për dreq. Kudo, ngado. Le të krijohet kaos. Vajta tek Unaza, thashë fjalën time.

Nuk kam asnjë lloj intimidimi për të dalë dhe thënë fjalën time. Duhet që të gjithë shqiptarët të dalin për gjithçka. Interesi privat është interes i korporatave, kurse interesi i familjes është interes publik.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/goci-ngrihuni-ne-proteste-perdite-rama-po-mbush-llogarite-shore-dhe-do-ike-ne-paris
Recommended