Ora News - Punimet për Unazën e Re, ja si do bëhet qarkullimi i makinave (Fjala e plotë)
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Infrastrukturë Energjisë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar kanë bërë publik planin e menaxhimit të trafikut për fazën e parë të punimeve të Unazës së Madhe, nga Pallati me Shigjeta deri tek rrethrrotullimi në sheshin "Shqiponja".

Drejtimi Shkolla Teknologjike - Sheshit Shqiponja

Qarkullimi i automjeteve në rrethrrotullimin e Shkollës Teknologjike nuk do të ndryshojë
Në fazën e parë në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës, për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një metër dhe qarkullimi do vazhdojë me 3 korsi.
Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 3 korsi.
Në kryqëzimin e Rrugës ?Teodor Keko? me Rrugën ?Tom Plezha? automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen drejt rrethrrotullimit të sheshit Shqiponja, lëvizjen majtas drejt Rrugës ?Tom Plezha? dhe levizjen djathtas drejt Rrugëve ?Nexho Konomi? dhe Rrugës ?Pjetër Zarishi? Rregullimi do të bëhet me semafor.
Kryqëzimi i rrugës ?Teodor Keko? me Rrugën ?Aleksandri i Madh? do të mbyllet. Automjetet mund të vazhdojnë lëvizjen vetëm drejt ose kthimin djathtas drejt Rrugës ?Kristaq Mone? (kthimi drejt rrugës ?Aleksandri i Madh? është i bllokuar)
Nuk do të lejohen parkimet e mjeteve në rrugët : ?Tom Plezha? ?Aleksandri i Madh?
Lëvizja e këmbësorëve do të kryhet sipas programimit ( kohët) e semaforëve në të dy drejtimet e lëvizjeve
Drejtimi Sheshi Shqiponja - Shkolla Teknologjike



Në të gjithë gjatësinë e segmentit do të punohet në mes të karrexhatës , për rrjedhojë rruga do të ngushtohet me një korsi
Mbas përfundimit të punimeve në mes të karrexhatës qarkullimi do të vazhdojë me 2 korsi minimalisht.
Bllokohen tre daljet e blloqeve të banimit ndërmjet urës së Lanës dhe Rrugës ?Mikel Maruli?


Në kryqëzimin e rrugës ?Teodor Keko? me Rrugën ?Mikel Maruli? automjetet mund të lëvizin drejt ose të kthehen djathtas, automjetet që vijnë nga rruga ?Mikel Maruli? drejt Rrugës ?Teodor Keko? kthehen djathtas. Rreth rrotullimi në këtë rrugë nuk do të funksionojë pasi do të punohet, mjetet do te mund të rrotullohen në fund të barrierës trafik ndarëse 70m më poshtë ( në rrethrotullimin e ri provizor që do të ndërtohet) për të hyrë në unazë.

Në kryqëzimin e rrugës ?Teodor Keko? me rrugën ?Kristaq Mone? automjetet lëvizin vetëm drejt (do të bllokohet kthimi drejt rrugës ?Kristaq Mone?)
Në kryqëzimin e rrugës ?Teodor Keko? me rrugën ?Vasil Tromara? automjetet lëvizin drejt ose djathtas
Në kryqëzimin e rrugës ?Teodor Keko? me rrugën ?Tom Plezha? automjetet lëvizin vetëm drejt (ndalohet hyrja drejt rrugës ?Tom Plezha?). Automjetet që vijnë nga rruga ?Tom Plezha? drejt rrugës ?Teodor Keko? duhet të kthehen djathtas (do bllokohet kthimi majtas për lëvizjen drejt sheshit Shqiponja)
Në Rrethrrotullimin e sheshit Shqiponja do të qarkullohet me 3 korsi kalimi
Lëvizja e automjeteve nga Rruga ?Dritan Hoxha? & Rruga ?Vangjel Noti? në drejtim të Rrugës?Teod...
Recommended