Gjykatat përplasen për Ramën - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e dy shtetasve, të cilët i kërkuan trupës gjyqësore që të urdhërojë Prokurorinë, të hetojë kryeministrin Edi Rama. Irini dhe Mantho Bua humbën në shkallën e parë pas kundërshtimeve të tyre ndaj një vendimi të mëparshëm të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kishte vendosur mos fillim të hetimeve për Ramën.