Daut Gumeni në '45 minuta': Mid’hat Frashëri ishte atdhetar, na paralajmëroi për komunizmin

  • 5 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Pas rivarrimit në Shqipëri të eshtrave të Mid'hat Frashërit, në emisionin ?45 minuta? ka qënë i ftuar publicisti Daut Gumeni, i cili ka folur mbi figurën e shquar kombëtare.

Në fjalën e tij në studio, publicisti Gumeni është shprehur se Mid?hat Frashëri ka qënë një figurë e ndritur e kombit tonë, i cili e donte shumë Shqipërinë.

Mid?hati është një njeri me përmasa të jashtëzakonshme. Mid?hat Frashëri nuk ka gënjyer kurrë në ato që ka shkruar, ka shkruar siç ka ndjerë dhe i ka dalë bukur. Ai është monument letrar, nuk ka shumë botime por ato që i ka? Mid?hati ishte atdhetar!

Daut Gumeni, publicist
Më tej ai është shprehur Mid?hati ishte ndër të parët diplomatë të Shqipërisë që ngriti problemin e çështjes çame, duke denoncuar genocidin ndaj çamëve myslimanë. Sipas Daut Gumenit nëse thirrjet e tij do të dëgjoheshin që atëherë, ndoshta nuk do të ndodhte eksodi.

Eshtrat e Mid?hat Frashërit u rikthyen ditën e djeshme nga SHBA-të. Pas një ceremonia në të cilën morën pjesë personalitete, politikanë, si edhe kryeministri Edi Rama, arkëmorti me eshtrat e tij u vendosur përkrah babait Abdyl Frashëri dhe dy vëllezërve të tij, Naim dhe Sami Frashëri.

Recommended