Report Tv-Lezhë, aksidente të pashmangshme, Policia Rrugore:Të ndërhyhet

  • 6 years ago
Rruget që përshkojnë qarkun e Lezhës vijojnë të mbeten problematike përsa i përket aksidenteve. Mungesa e mbikalimeve si dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve janë shkaqet e këtyre aksidenteve.

Në këtë konkluzion ka dalë Policia Rrugore, e cila i kërkon Autoritetit Rrugor ndërtimin e mbikalimeve në zonat e banuara si një mënyrë për të shmangur aksidentet.

Pra është infrastruktura rrugore që në këto kryqëzime nuk ka mbikalime, qoftë për mjete e qoftë për këmbësorë. Është mungesa e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve. Nëqoftëse do të ketë ndërhyrje të Autoritetit Rrugor apo të organeve kompetente për të bërë këto mbikalime, do të ketë më shumë jetë të shpëtuara njerëzish. Por edhe nëqoftëse do të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sërish do të ketë më shumë jetë të shpëtuara njerëzish.

Altin Mema, Shefi i Qarkullimit Rrugor Lezhë
Për të rritur sigurinë rrugore, policia ka shtuar prezencen e saj në akset më problematike. Ndërsa masat ndëshkimore kanë qenë mjaft të ashpra, deri në heqje të lejeve të drejtimit të drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Recommended