Report TV - Lezhë, qytetarët ujë vetëm 30 min banorët: Të ndërhyhet urgjentisht

  • 8 years ago
Furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve të Lezhës është bërë një mision i veshtirë.

Nuk ka orar, zgjat maksimumi 30 minuta, por në katet e larta arritja e ujit është e pamundur.

Me këtë vështirësi përballen prej disa kohësh lezhjanët.

Firma që po kryen punimet për ujësjellësin e ri ka prishur depon ekzistuese për të ndërtuar një të re, por nuk i ka dhënë më parë zgjidhje furnizimit të popullatës me ujë të pijshëm.

Ndërsa i afrohemi gjithnjë e më shumë stinës së verës dhe sezonit turistik, për banorët e qytetit të Lezhës nuk ka asnjë shpresë se situata do të ndryshojë shpejt.

Kjo situatë nuk ka gjetur ende asnjë derë që të vlerësojë shqetësimin e qytetarëve, që duket kanë si zgjidhje të vetme mbushjen e bidonave në pusë të hapura privatisht.

Recommended