Pa Gjurmë- Dhunë, drogë dhe prostitucion/ E reja kërkon te rimarrë fëmijët

  • 6 years ago
Pjesa e dyte DT 12 NENTOR Lënia e tre fëmijëve asokohe gjashtë, katër dhe dy vjeç, në mëshirë të fatit, pas braktisjes nga e ëma Violeta Kala ishte një ngjarje që u trajtua gjatë në media fillimin e shtatorit të vitit 2011. Nga verifikimet e policisë asokohe rezultoi se e ëma, pasi i kishte braktisur fëmijët dhe ishte larguar drejt Kosovës. Policia dyshoi në përfshirjen e Violetës në një rrjet prostitucioni.

Fëmijët ishin lënë përkohesisht 10 ditë më parë tek një shoqe e Violetës, e cila më pas i kishte lënë të tre fëmijët së bashku me rrobat e tyre në afërsi të komisariatit numër katër. Kjo ngjarje rikthehet në vemendjen e opinionit publik, pasi vetë nëna Violeta Kala kërkon ta ribëjë publik rastin, me kërkesën për tu ribashkuar me fëmijët.

Në shkrimin e gjatë drejtuar emisionit "Pa gjurmë??, Violeta shokon me rrëfimin e saj.

Sot ajo mban mbiemrin e ish-burrit, që kur u martua dhe nga kjo martesë kaloi shumë vështirësi. Ja si e nis ajo përshkrimin e historisë së saj:

"Unë linda dy vajza dhe një djalë. Në fund të vitit 2005 unë u ndava, u largova se në shtëpinë tonë kishte veç dhunë asgjë tjetër. Veç lot e gjak jo gëzim. Erdha në Tiranë pa e menduar se ku do të përfundoja. Kjo sepse ai më dhunoi. Jetova për gati një muaj jashtë me tre fëmijët. Kisha frikë. Një grua kalonte çdo ditë dhe më shihte, por unë nuk i flisja se kisha frikë. Ajo më strehoi së bashku me tre fëmijët. E mora veten dhe fillova punë."