'Lleshi', Fleckenstein: Gjenerali figurë pozitive, duam Ministri të Brendshme funksionale

  • 6 years ago
TIRANË- Në një takim me mediat në ?Shtëpinë e Europës?, Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein i është përgjigjur pyetjeve të gazetarve lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Fleckenstein është shprehur se të gjithë kanë një inters të përbashkët dhe ajo është që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale.

Të gjithë kemi një interes të përbashkët. Duam që Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i bindur plotësisht. Nuk e di çfarë arsyesh ka Meta por shpresoj në një zgjidhje sa më të shpejtë.

Knut Fleckenstein, raportuesi i PE-së
Më tej, i pyetur nëse kishte ndonjë informacion që mund të ndikonte në lidhje me mosdekretimin e Lleshit, Fleckenstein u shpreh se sipas tij gjenerali është një figurë që pritet mirë nga organizatat ndërkombëtare por presidenti Meta mund të kishte informacione më të thella.

Informacionet që kam unë janë të gjitha pozitive. Nga ana tjetër nuk e dimë nëse kemi të gjitha informacionet, sepse presidenti mund të ketë informacione më të thella. Nuk jam unë personi që mund të kritikoj presidentin. Nga organizatat ndërkombëtare di që z.Lleshi pritet mirë, por kjo nuk përjashton informacione të tjera që mund të ketë presidenti.

Knut Fleckenstein, raportuesi i PE-së
Deklarata e Fleckenstein është në sinkron me deklaratat e mëparëshme të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Ambasadës Amerikane.

Ditën e djeshme, me anë të një statusi në Facebook, Ambasada e SHBA theksoi se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e luftës kundër krimit dhe drogës, ndërsa Soreca vlerësoi punën e policisë së shtetit duke shtuar se ?vetëm një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit?.

Recommended