Reportazhi i 360 gradë- Varrimi në Bularat që u shndërrua në manifestim antishqiptar

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ceremonia e varrimit të 35 vjeçarit, Kostandinos Kacifas i cili u vra më 28 tetor pasi sulmoi me armë forcat speciale RENEA në Bularat u shndërrua në një manifestim ekstremistësh grekë dhe thirrjesh anitshqiptare.

Ata i udhëhiqte kreu i ekstremizmit grek, Harallambos Karathanos, i njohur si Babis Karathanos dhe eurodeputetja qipriote, Eleni Theoharos e cila pak ditë më parë deklaroi se vrasja e Kacifas do i hapë probleme Shqipërisë me anëtarësimin e saj në BE.

Nën vëzhgimin e dhjetra gazetarëve dhe kamerave, ekstremistët provokuan hapur me thirrje e simbole

"Qentë shqiptarë!" "Gjaku na thërret të djegim shqiptarët!" "Duhet të dini se këto janë tokat tona!" "Jemi në Vorio Epir këtu!" "Greqi, Greqi ti na drejton ne!", "Vorio Epiri është Greqi!" Ishin disa nga thirrjet më të rënda kundër shqiptarëve.

Nuk munguan as ofendimet në adresë të gazetarëve shqiptarë, teksa ata raportonin duke u shprehur "Gazetarë të poshtër!

Ekstremistët shpalosën nëj flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar "Vorio Epiri është Greqi, dhe Maqedonia është Greqi!"

Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grek dhe banderola me fotografinë e 35 vjeçarit Kacifas i cili u varros me rroba ushtarake.

Thirrjet "Kacifas jeton!" Ti na drejton!" shoqëruan të gjithë ceremoninë.

Ekstremistët nuk respektuan as thirrjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë që u kishte kërkuar të vetëpërmbahej.

Në ceremoni ishin të pranishëm 1 mijë persona të cilët mbërritën në orët e para të mëngjesit të 8 nëntorit. Policia ushtroi kontroll të imtësishëm në doganën e Kakavijës. Mbi 25 ekstremistë të Agimit të Artë tentuan të hyjnë por u ndaluan .

360 gradë siguroi dokumentin zyrtar që refuzon hyrjen në kufi të shtetasit grek, Nikos Kostandino. Tre ekstremistë u proceduan për nxitje dhe urrejte. Mes tyre majori Anestis Kacis. Ata kishin me vete bluza me mbishkrime që përcillinin mesazhe urrejtjeje. Gjithashtu kishin dhe kapucë.

Pas ceremonisë u ndalua udhëheqësi i ekstremistëve, Babis Karathanos i cili nxiste thirrjet provokuese. Mësohet se hyrja e tij në Shqipëri ka qenë ilegale dhe për këtë do të japë shpjegime në policinë shqiptare. Por sot në mëngjes ai u lirua së bashku me të 11 të ndaluarit e tjerë.

Në mbrëmje një karvan i gjatë makinash bllokoi aksin Gjirokastër- Kakavijë. Dhjetra makina dhe 500 persona të ardhur nga Greqia bllokuan rrugën duke bërë të njëjtat thirrje që u bënë dhe gjatë ceremonisë së varrimit.
Policia identifikoi organizatorët.

Kostandin Kacifas u vra më 28 tetor, ditën kur në Bularat do të kujtohej dita e JO-së, ngjarja që përkon me luftën italo-greke. Për30 minuta Kostandin Kacifas qëlloi me armë ndaj forcave të rendit, ndërsa në një operacion që zgjati mbi 5 orë ai nuk pranoi të dorëzohej.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/reportazhi-varrimi-ne-bularat-qe-u-shnderrua-ne-manifestim-antishqiptar

Ndiqni emisionin e plotë në:
https://www.youtube.com/watch?v=68komJzWGdc

Recommended