Sistemohen mbi 90 persona të pastrehë

  • 6 years ago
Mbi 90 persona të cilët jetojnë në qiell të hapur dimrin do ta kalojnë në strehimoren në Vizbeg të Shkupit. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska tha se strehimi i këtyre personave është hap i rëndësishëm në luftën kundër varfërisë. Ajo tha se paralelisht vijojnë reformat për integrimin e kësaj kategorie të qytetarëve në sistemin arsimor dhe tregun e punës.

Recommended