Busti i Mid’hat Frashërit gati, skulptori: Detyra jonë t’i nderojmë këto figura

  • 5 years ago
kulptori Agim Rada ka jetësuar në bronz figura të rëndësishme të kombit shqiptar, si Marin Barletin, Jan Kukuzelin dhe Petro Markon. Por, ai e quan veten me fat, që kolanës së krijimtarisë së tij, i shton edhe një gur të çmuar, siç është busti i Mid?hat Frashërit. Për kamerën e ?Report tv? artisti, Agim Rada, rrëfen punën që ka bërë për realizimin e kësaj vepre

Kolanës së veprave të mia u shtohet edhe një gur i çmuar, siç është kjo figurë e ndritur e kombit tonë, një gjeni i letrave, një patriot i madh edhe pinjoll i një familje të madhe, që kanë kontribuar shumë në identitetin e kombit tonë, siç janë xhaxhallarë e tij, Naimi edhe Samiu, edhe i ati Abdyli.

Agim Rada, skulptor
Rada mendon se është detyra jonë që këto figura t?i vendosim në panteonin që meritojnë.

Mendoj se kjo figurë e anatemuar nga komunizmi, e lënë në harresë edhe duke falsifikuar historinë, kanë falsifikuar edhe jetën e tij, që e treti për vendin e vet. Ata që ?vranë? Shqipërinë kanë varre në Shqipëri, ata që e ?zhveshën? që bashkëpunuam me Moskën, Beogradin, Pekinin, me djallin kanë varre këtu, ndërsa për këtë figurë polietrike nuk u gjetën 2 metra vend.

Recommended