Report Tv-Pasardhësja e Mid’hat Frashërit: Të studiohet edhe veprimtaria e tij

  • 6 years ago
Në përfundim të Kongresit të Manastirit, kryetar i të cilit u zgjodh njëzëri 110 vjet më parë Mid?hat Frashëri u themelua edhe revista ?Diturija?. Kjo revistë u themelua nga Mid?hat Frashëri me pseudonimin letrarë Lumo Skendo.Në nderim të kësaj date, por edhe të figurës së Mid?hat Frashërit, u mbajt konferenca shkencore në të cilën morën pjesë intelektualë edhe historianë. Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare ndali tek rëndësia e madhe, që ka pasur krijimi i kësaj reviste në mbrojtjen e vetëdijes identitare.

Diturija? u profilua si një nga zërat më specifikë të shkrimit edhe të propagandimit të dijes elitare mbi kombin, gjuhë, histori, mënyrë edhe shprehi jetese, mendësi edhe tradita, dije e thellë e dokumentuar, e sprovuar sikundërse mbërritëm ta dëgjojmë deri tani qindra tituj bibliografik, mijëra citime edhe referenca arkivore, edhe në lexime kritike të një shprehie të lartë shkencore edhe diturore. Pjesa më thelbësore Mid?hat Frashërit në shqip u karakterizua nga pasioni i dijes, i përcjelljes së saj sa më cilësisht tek lexuesi shqiptar. Ai e kishte qysh herës se dinjiteti i njeriut edhe i kombit, ëndrra e njeriut lidhej tashmë pazgjidhshmërisht me diturinë, prej së cilës do të mbruhej vetëdija identitare.

Recommended