Eshtrat e Mid'hat Frashërit mbërrijnë në atdhe - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Eshtrat e shkrimtarit dhe atdhetarit Mid?hat Frashëri kanë mbërritur në atdhe.Eshtrat mbërritën në aeroportin e Rinasit rreth orës 09:00 të kësaj të mërkure, duke plotësuar kështu pas 89 vitesh testamentin e Mid?hat Frashërit, i cili kërkoi që të varrosej në oborrin e Institutit të Albanologjisë.Homazhet do të zhvillohen në Akademinë e Shkencave, ndërsa eshtrat e tij do të varrosen pranë vëllezërve Frashëri në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.Ai ishte nip i frashërllinjve të mëdhenj, Samiut dhe Naimit.Mid'hat Frashëri la gjurmë si diplomat, politikan dhe shkrimtar.Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.Mid'hat Frashëri ndërroi jetë në vitin 1962 në Nju Jork të SHBA-ve. Kthimi eshtrave të tijë më datë 14 nëntor përkon edhe me 110 vjetorin e Kongresit të Manastirit.

Recommended