Ora News - Pylli në Vlorë që është kthyer në një hambar mbeturinash
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndotja arrin nivele alarmante në pyllin e Sodës në Vlorë. Ndërkohë që vazhdon prerja e drurëve, kjo zonë është kthyer në një hambar të madh mbeturinash që vazhdojnë të hidhen çdo ditë. Ndërkohë deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar apo të proceduar për këtë dëm të konsiderueshëm në mjedis.

Situata e ndotjes në pyllin e Sodës mbetet një shqetësim i madh, ndërsa duket se institucionet nuk kanë gjetur ende një zgjidhje.

Pemë të prera dhe të dëmtuara për shkak të erozionit që krijohet në zonë dhe mbetje të të gjitha llojeve, janë imazhet që pylli i Sodës ofron prej vitesh.

Pavarësisht se është folur shpesh për ndërhyrje në zonë apo edhe ruajtje të saj me policinë bashkiake, asgjë nuk ka ndryshuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pylli-ne-vlore-qe-eshte-kthyer-ne-nje-hambar-mbeturinash
Recommended