Ora News - Prag-sfida me Tiranën, Hallaçi e Shkodra në konferencë për shtyp: Nuk futemi për barazim
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në prag të takimit të nesërm, atë ndaj Tiranës, në konferencën për shtyp të Kukësit u paraqitën zëvendës trajnerit Rraman Hallaçi dhe mesfushorit Donjet Shkodra.

Rraman, ekipi ka pësuar ulje e ngritje gjatë Kampionatit, pse?

Është normale që ndonjëherë përballemi me vështirësi duke ditur që shumica e lojtarëve janë bërë pjesë e ekipit gjatë merkatos së fundit por pavarësisht kësaj, ajo që na motivon më shumë është që këta futbollist të cilët janë afruar së fundmi po futen në ritmin e lojës që kërkojmë. Një garanci për ne është loja e cila është në rritje në vazhdimësi. Kuptohet që nuk ndihemi mirë kur përballemi me rezultate negative por ajo që na jep siguri në të ardhmen është loja në rritje sidomos në pjesët e dyta ndërkohë që po punojmë për eliminimin e gabimeve të cilat do të na japin mundësinë e marrjes së rezultateve.

Shkëputja e Skënderbeut dhe Partizanit?

Nuk them se jemi mbrapa sa i takon titullit Kampion pasi nuk janë shkëputur shumë pikë si Partizani ashtu edhe Skënderbeu pavarësisht që këto dy ekipe po bejnë mirë dhe është normale që do të përballen me momente jo të mira pasi Kampionati është i gjatë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prag-sfida-me-tiranen-hallaci-e-shkodra-ne-konference-shtyp-nuk-futemi-barazim
Recommended