Buxheti 2019, Ahmetaj: Do të rritet 5.9%, nuk do ketë më koncensione me ofertë të pakërkuar
  • 5 years ago
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë këtë të hënë prezantoi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku theksoi se për vitin 2019 buxheti ekonomik do të ketë një rritje me 5.9 %. Ministri i Financave u shpreh se me modelin e ri ekonomik nuk do të ketë më koncesione me ofertë të pakërkuar. Sipas Ahmetaj viti 2019 do të jetë viti i rritjes së pagave në sektorë si bujqësia, industria dhe arsimi dhe infrastruktura.

?Duke filluar nga janari i vitit 2019, planifikojmë të rrisim buxhetin e shtetit në total me 5.9 %. Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. Paketa fiskale parashikon ndryshimet e mëposhtme për tatimin e për të ardhurat ulja e tatimit për dividentin. Shpenzimet buxhetore do mbështesin shëndetësinë, arsimin, infrastrukturën duke gjeneruar edhe punësimin. Shpenzimet buxhetore për herë të parë shkojnë në 519 mln lekë. Nuk do ketë më koncenisione me ofertë të pakërkuar kryesisht në sektorin e infrastrukturës rrugore.

Arben Ahmetaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë
Ndërkohë, ministri Ahmetaj gjatë fjalës së tij, premtoi se do të ketë një normë të reduktuar TVSH-je edhe për transportin e autobusëve publik.
Recommended