Goditja e të ‘fortëve’/ Xhafaj jep mesazhin e fundit: Nuk ishte show, por përballje me krimin

  • 6 years ago
Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka përmes një deklarate për mediat ka prezantuar rezultatet e aksionit ?Ndëshkimi i të fortëve? për javën e fundit. Në 7 ditët e fundit janë arrestuar 54 persona, të identifikuar me precedentë kriminalë, prishës të rendit, të konsideruar si ?Të fortë?, për armëmbajtje, ndërsa 19 ishin në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar.

Konkretisht:
- 12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;
- 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo ndërkombëtar;
- 18 të arrestuar, si prishës të rendit.
- 5 të arrestuar për akuzën e ?armëmbajtjes pa leje?

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:
- 8 armë zjarri;
- rreth 3.6 kg kokainë e heroinë;

Recommended