Ora News - Ditët e Mios në Korçë, vjeshta në juglindje vjen në tablotë e 20 artistëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ditët e Mios bënë bashkë në Korçë 20 piktorë nga e gjithë bota. Për ditë me radhë ata hodhën në telajo, ngjyrat dhe pesazhet e juglindjes në Vjeshtë.

Këto pejsazhe tregojnë Vjeshtën në Korçë.

Janë punimet e 20 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 11 të Kolonisë Ndërkombëtare të artistëve figurativë 'Ditët e Mios'.

Pamje nga qyteti apo fshatrat e njihur për historinë e bukuritë natyrore.

Peisazhet nga Korça dhe rrethinat e saj gjithmonë kanë shërbyer si frymëzim për mjeshtrat e telajos.

"Që ky qytet është kryeqyteti i kulturës shqiptare, jam i sigurt që të gjithë ju do të donit të ktheheshit përsëri", tha një piktor.

Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por sidomos promovimin e vlerave të qytetit.

Gjithcka për të kujtuar e nderuar Vangjush Mion.

Sotiraq Filo, Kryetar Bashkia Korçë: Sot po përmbyllim këto 4 ditë eventi me këtë ekspozitë ku janë shfaqur një pjesë e punëve që piktorët kanë patur mundësi të pikturojnë gjatë këtyre ditëve.

Ekspozita u çel në ambjentet e Muzeut të Arsimit, ?Mësonjtorja e Parë Shqipe? dhe do të qëndrojë e hapur për disa ditë. Kryebashkiaku Filo shpërndau edhe certifikata për artistët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ditet-e-mios-ne-korce-vjeshta-ne-juglindje-vjen-ne-tablote-e-20-artisteve

Recommended