Ora News - Zjarr me kallashnikov ndaj policisë në Gjirokastër, RENEA aksion për arrestimin e autorit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 35 vjeçar në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka hapur zjarr në drejtim të forcave të rendit që kanë shkuar për ta arrestuar.

Policia lokale bën me dije se rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (28 tetor) në krye të fshatit Bularat, 35 vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

"Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë", thuhet në deklaratë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zjarr-me-kallashnikov-ndaj-policise-ne-gjirokaster

Recommended