Nga Argjentina ne Shqiperi duke kaluar 29 vende

  • 6 years ago
Augusto preferon që ta njohim kështu: ?Free? (I lirë)

Me biçikletën dhe kitarën e tij besnike, ky 25-vjeçar nga Argjentina ka përshkuar deri tani 29 vende të Evropës. Një aventurë që e nisi 6 muaj më parë.

?Gjithmonë kam udhëtuar. Para 6 muajsh babai na propozoi mua dhe vëllait tim që të shkonim për të parë ?Kupën e Botës? në Rusi, por duke udhëtuar nga Spanja me biçikleta. Ashtu bëmë. Por ndryshe prej tyre unë vendosa të vazhdoj udhëtimin nëpër vende te tjera të Evropës?.

Udhëton disa orë në ditë, gjen një vend për të qëndruar dhe nis të luajë me kitarë. Kështu fitoj ca para na tregon, dhe takoj njerëz të rinj.

?Përpiqem të mos jem turist, po të jetoj me rregullat e vendit që vizitoj. Po mësoj kultura dhe gjuhë të ndryshme. Ndjej që kam nisur të qesh më shumë, të jap më shumë dashuri, të ndjehem më njerëzor, gjëra që njerëzit sot nuk ju kushtojnë shumë vëmendje?.

Po cila është përshtypja e Augustit për Shqipërinë, vendin e 30-të në listën e tij?

?E para gjë që më ra në sy ishin fëmijët që më përshëndesin dhe kjo nuk ndodh në vendet e tjera. Ndihem sikur jam në Argjentinë, sepse njerëzit janë miqësor; duhet të kesh kujdes kur ecën në rrugë dhe kisha nevojë për këtë ndjesi. Do ta le Shqipërinë për 2-3 ditë, por mendoj do të rikthehem sërish?.

Rrugëtimi i tij do të vijojë drejt Kosovës dhe Maqedonisë, po deri në rikthimin e radhës Augusto në lë këtë dedikim.

"Asgjë nuk zgjat përgjithmonë, shijoje kohën tënde, shijoje diellin, shijoje shiun, shijoje lumturinë, shijoje dhimbjen?"

Tv Klan

Recommended