Report Tv-Opozita dieta të majme gjatë bojkotit të shtatorit

  • 6 years ago
Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjatë këtij sesioni parlamentar kanë përfituar para nga buxheti i Kuvendit, ndonëse shumica e tyre nuk kanë qenë as edhe një minutë në Parlament apo në komisionet e përhershme parlamentare.

Gjatë muajit shtator të 2018, periudhë që përkon me bojkotin parlamentar, ligjvënësit e opozitës kanë përfituar para për dieta, shërbime transporti, tarifë telefonie dhe për shpenzime qiraje po aq sa deputetët e shumicës, të cilët kanë marrë pjesë në seancat plenare dhe komisionet parlamentare. Konkretisht, ligjvënësit e opozitës, gjatë muajit shtator 2018, kanë marrë secili dieta nga 35 000 lekë deri në 75 000 lekë, 30 000 lekë deri në 40 000 lekë për karburant dhe 17 000 deri në 20 000 lekë për shpenzime telefoni. Edhe pse nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit, rezulton se disa deputetë kanë marrë sa dyfishi i kolegëve të tyre.

Recommended