Report Tv-OSBE kundër bojkotit të opozitës

  • 6 years ago
KORÇË - Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Borchardt ka komentuar gjatë një vizite në Korçë bojkotin e Kuvendit nga opozita dhe diskutimet për Reformën Zgjedhore. Ai është shprehur kundër vendimit të opozitës për të qëndruar jashtë Kuvendit, duke theksuar se demokracia zhvillohet në Parlament.

Demokracia duhet të zhvillohet në Parlament.

Bernd Borchardt, ambasador i OSBE
Sa i takon Reformës Zgjedhore, kreu i Prezencës së OSBE ka theksuar nevojën për përmirësimin e ligjit elektoral si dhe ka kujtuar edhe njëherë tjetër zbatimin e barazisë gjinore në listat e kandidatëve në zgjedhje, një prej rekomandimeve të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Recommended