Kriminelët, izolim në burgje me ligjin e ri - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 5 years ago
Në jo pak raste individët që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare, edhe nga brenda qelive kanë vijuar aktivitetin kriminal duke mbajtur kontakte dhe lidhjet me jashtë. Por një propozim i qeverisë i kërkon parlamentit shtimin e një neni në ligjin për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, parashikon që një kategori e veçantë e të dënuarve t?i nënshtrohen një regjimi të posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë.