Ora News - Ngacmimet seksuale, 38% e grave dhe vajzave ndihen të rrezikuara
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

38% e grave dhe vajzave janë të rrezikuara nga ngacmimet seksuale në hapësirat publike në Shqipëri. Të dhënat janë publikuar nga Organizata UN WOMEN e cila ka intervistuar 750 gra e vajza në tri Bashki të vendit atë të Tiranës, Durrësit e Fierit.

Agustela Nini: Nga numri i grave dhe vajzave të anketuara, vetëm 16 për qind kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë dhe fatkeqësisht shumica prej këtyre, kanë kërkuar ndihmë tek të afërmit dhe jo tek institucionet shtetërore.

Pabarazia gjinore është shkaku kryesor i ngacmimeve seksuale dhe dhunës me bazë gjinore por po ashtu edhe mangësitë në infrastrukturë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngacmimet-seksuale-38-e-grave-dhe-vajzave-ndihen-te-rrezikuara
Recommended