Ora News - Haradinaj nga Shkodra: Ushtria e Kosovës, me mbështetjen e aleatëve
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Formimi i ushtrisë së Kosovës ka rikthyer përplasjen me Serbinë, por bashkon politikën në Prishtinë që nga ana tjetër është e ndarë për marrëveshjen përfundimtare mes shteteve.

Kryeministri Ramush Haradinaj nga Shkodra theksoi se Shteti i Kosovës po konsolidohet dhe krijimi i ushtrisë po ndihmohet nga aleatët.

Haradinaj: Faleminderit Shkodër për kujdesin që kanë bërë në të gjitha etapat edhe në kohën e luftës, atëhere kishim UÇK. Populli i Kosovës ka gjetur ngrohtësi këtu në Shkodër edhe kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë rrugën drejt konsolidimit të Kosovës shtet. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë po ndodh, me respektin e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.

Pasi u përkul para shtatores së Isa Boletinit, Haradinaj iu referua porosive të komandantit historik për ti kthyer përgjigje qëndrimit të Beogradit se Kosova nuk mund të ketë ushtri sa kohë është rezoluta 1244.

Haradinaj: Shkodra është qyteti i bukur dhe jemi në një vend të mirë, na i porosit mirë edhe baca Is.

Kryeministri i Kosovës tha se vizitën në Shkodër e kishte borxh pasi në kohën kur ishte i burgosur, në janarin e 2017-es, u shpall ?nderi i qarkut?.

Haradinaj: Jam i emocionuar që jam në Shkodër, në adresën e kombit dhe shqiptarisë, në vendin që na ka bërë krenar ndër shekuj për atë që jemi. E falenderoj kryetaren Voltana Ademin dhe kolgët e tjerë për pritjen. Më lejoni ti bëj falenderim të posaçme kryetares dhe Shkodrës që më kanë bërë qytetar ndëri në kohën kur isha në mbajtje padrejtësisht në Strasburg. Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra e Kosova.

Vizitën e Haradinajt e përshëndeti edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi.

Ademi: Ju falenderoj që keni zgjedhur qytetin tonë, për të kaluar disa orë. Për ne shkodranët kjo ka kuptim të madh. Do të kemi mundësinë të marrim disa iniciativa edhe në kuadër të vitit të Skënderbeut. Kjo vizitë do të ketë një rëndësi historike për qytetin tonë.

Më pas në këmbë ju drejtua zyrës së kryetares së bashkisë, ku me stafet respektive zhvilluan një takim disa minutësh, me fokus bashkëpunimin dypalësh.

Vizitën e mbylli në muzeun e fotografisë ?Marubi?, ku gjatë rrugës për atje, në pedonalen e qytetit nuk i kurseu përshendetjet dhe fotografitë me qytetarët.

Në përfundim të vizitës disa orëshe, Haradinaj tha se po largohej me ndjenjë pozitive, por nuk e tha nësë ajo do të pasqyrohet me një qëndrim të përbashkuar me presidentin Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Pas Shkodrës, Haradinaj udhëtoi drejt Budvës ku do të takohen kryeministrat e rajonit.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/haradinaj-viziton-sot-shkodren
Recommended