Pa gjurmë –Pas 8 vitesh nëna dëgjon zërin e të birit nga Gjermania
  • 6 years ago
Teksa po mundoheshin të krijonin një jetë të re jashtë kufijve të Shqipërisë, kryefamiljari i familjes Sotiri fillon alkoolin. Këtu nisën debatet e para në familje teksa djali shpesh debatonte me të atin për këtë çështje. Gjithsesi kjo nuk e dëmtoi marrëdhënien e tyre pavarësisht problemeve të vogla që lindën. Kur ishte 19 vjeç, Ervisi njihet në Shqipëri me një vajzë nga Libofsha e Fierit, Lorena Stasa kur edhe fejohen, në vitin 2008 pavarësisht jo dëshirës së Lilianës nga mosha e vogël që ata kishin për të marrë këtë vendim. Vendosën të jetonin në Greqi.

Nga ky moment nisën konfliktet e para që do të vazhdonin deri në ndarjen përfundimtare të nënës me djalin e saj. Dhunë fizike dhe psikologjike, grindje me të atin, nëna sot mes lotësh vuan largimin nga djali. Me një familje të ndarë, pasi bashkëshorti e akuzon se djalin nuk e kanë bashkë, sot Liliana është e divorcuar me bashkëshortin.
Recommended