Ora News - Kryemadhi komenton arrestimet, tregon se çfarë flitet në "korridoret e politikës"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur për herë të parë për arrestimet e fundit nga "Forca e ligjit".

Gjatë takimit me të rinjtë e LRI-së në Vlorë, Kryemadhi tha se ky është një sinjal i mirë por shtoi se mbetet skeptike tek organet e drejtësisë, sesa do të jetë ato të afta të përballojnë presionet e këtyre grupeve kriminale që janë arrestuar.

Kryemadhi: Janë arrestuar me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, bashkë me strukturat e policisë shqiptare dhe përfitoj nga rasti për të falenderuar të gjithë ata individë, apo segmente, apo struktura të përfshira në këtë aksion kundër grupeve kriminale, por nga ana tjetër i bëj thirrje të gjithave atyre institucioneve, të cilët sot kanë në dorë lirimin ose ndalimin e tyre, që të jenë shumë të kujdesshëm që këtë aksion të ndërkombëtarëve në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, të mos ta dështojnë, të mos ta dekonspirojnë, por të ecin përpara.

Kryemadhi shtoi se "nga ajo që ne dëgjojmë në korridoret e politikës, thashethemet e saj, ka akoma shumë të përfshirë, njerëz që janë të lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin shqiptar, individë, kryetar bashkish apo deputetë, të cilët lidhjet e tyre me krimin janë shumë prezente".

Kryemadhi tha se Rama gjatë këtyre viteve qeverisje ka instaluar në vend krimin dhe Partia Socialiste sipas saj është kthyer në sekt kriminal.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-komenton-arrestimet-tregon-se-cfare-flitet-ne-korridoret-e-politikes
Recommended