Report Tv-Manastirliu: Dyfishuam shërbimin afër vendbanimit

  • 6 years ago
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit të mamografisë në Fier, ku edhe pajisja do të qëndrojë për disa ditë.

Këtë vit dyfishuam shërbimin e mamografisë në spitalet rajonale, por edhe aty ku ende nuk ofrohet ky shërbim, ne po e mundësojmë me mamografët e lëvizshëm, me të cilët shërbimi po ofrohet afër vendbanbimit, jo vetëm në Tetor, por gjatë të gjithë vitit.

Ogerta Manastirliu, ministër
Vetëm gjatë 9-mujorit të parë të këtij viti, janë kryer 1400 mamografi më shumë se i gjithë viti 2017. Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë ofrohet falas me orar të zgjatur, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin ?Mbretëresha Gerladinë?, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim.

Recommended