Report Tv-Strazimiri: 534 drejtues policie ish-sigurimsa

  • 6 years ago
Partia Demokratike thotë se Vettingu në Policinë e Shtetit është ndërprerë pas verifikimit se 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit kanë patur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Deputeti demokrat, Gent Strazimiri tha se Ministria e Brendshme po mban të fshehtë skandalin që konfirmon drejtimin e Policisë së Shtetit nga vegla gjakatare e diktaturës.

PD i kërkon Autoritetit të Dosjeve të mos bëhet vegël e Sigurimit të Shtetit, por të publikojë listën me sigurimsat në drejtimin e Policisë së Shtetit.

Deklarata e Strazimirit:

Pak javë më parë mediat njoftuan se në shtator do të riniste procesi i ndërprerë i vetingut në polici. Po ikën tetori, por vetting në polici nuk ka, sepse 534 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit janë verifikuar se i kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit si oficerë, spiunë apo të dyja bashkë.

Recommended