Report Tv - S'japin përparësi tek vijat e bardha, Policia penalizon 64 drejtues mjetesh

  • 5 years ago
Rrugoret e kryeqytetit vijojnë monitorimet dhe kontrollet edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për t'u përfshirë në aksidente është më i madh.

Sikurse shihet edhe në video, në një sërë segmentesh rrugore të Tiranës janë evidentuar drejtues mjetesh që nuk i kanë dhënë përparësi këmbësorëve si dhe drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuar në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.

Sipas njoftimit policor, konkretisht janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve dhe 22 drejtues mjetesh për shkelje të tjera.

Recommended