I zhdukur prej 7 vitesh, dëshmia tronditëse nga Austria për të humburin Mateo Bejaj

  • 6 years ago
Emisioni ??Pa Gjurmë? në Report Tv trajtoi rastin e humbjes së Mateo Bejajt 7 vite më parë në Vlorë. Ai ishte 14 vjec kur u rrëmbye, sot është 21, ndërsa prindërit akuzojnë hallën për ngjarjen.

Ndërkohë që pas publikimit të fotos në emisionin ?Pa Gjurmë? një dëshmitare nga Austria dha informacione që mund të dërgojnë në gjurmët e të riut.

Ajo u shpreh se ka parë vitin e kaluar një person të ngjashëm me Bejajn, i cili ishte arrestuar për vjedhje, por më pas ishte liruar pasi kishte probleme mendore.

Recommended