Report TV - Pjesët e përbashkëta takuese, Etilda Gjonaj: Zgjidhje problemit të ndërtuesve me KLSH
  • 6 years ago
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në interpelancën e kërkuar përmes platformës së bashkëqeverisjes të një grupi përfaqësuesish nga sektori bankar, noterëve dhe ndërtuesve premtoi shkurtim të afateve në dhënien e shërbimeve nga Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Përpara tyre minsitrja tha se pranë ZRPP-ve ka fluks të madh kërkesash, që pritet të zgjidhen me shtimin e punonjësve, por edhe ofrimin on line të shumë prej tyre.

Qëllimi ynë kryesor është përmirësimi i shërbimit ndaj komunitetit qytetarëve dhe target grupeve të caktuara. Këtë po e bëjmë që shumë prej shërbimeve që oforhen nga ZRPP të ofrohen në mënyrë elektronike, janë 51 shërbime që ofrohen në mënyrë të tillë. Kjo është një lehtësi që ju bën juve të mos shkoni gjithmonë në zyrat e hipotekave. Ne po mendojmë si të shkurtojmë afatet e shërbimeve të ndryshme nga ZRPP, duke pasur parasysh faktin se qytetarët shpeshherë kanë urgjenca. Po tentojmë të japim shërbime brenda një afati sa më të shpejtë.

Etilda Gjonaj, ministre
Në hipoteka vijoi ministrja, nuk do të ketë më raste selektive për dhënien e një shërbimi. Përkundrazi, shërbimi do ofrohet brenda afateve ligjore.

Unë si koordinatore kombëtare e Antikorrupsionit kam urdhëruar inspektime në mënyrë të vazhdueshme që të mos ketë selktivitet në kohën e shërbimt si dhe të mundet të ketë respektim të afateve ligjore për ofrimin e shërbimeve.

Etilda Gjonaj, ministre
Duke marrë rastin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, ministrja tha se gama dhe fluksi i shërbimeve që aty ofrohet shkon deri në 360 mijë.
Recommended