Ora News - Ndotet Gjanica, mbetjet hidrokarbure mbushin lumin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lumi Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit është ndotur sërish nga mbetjet hidrokarbure.
Siç tregojnë këto pamje të marra këtë të mërkurë, uji ka marrë ngjyrën e zezë të naftës, ndërsa mban erë të rëndë.
Burimi i ndotjes nuk është identifikuar, por në raste të ngjashme në të shkuarën shkak për ndotjen janë bërë shkarkimet nga uzina e përpunimit të naftës.
Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga Inspektoriati i Mjedisit apo Drejtoria Rajonale e Mjedisit.
Pak kohë më parë Bashkia e Fierit lajmëroi zbatimin e një projekti për filtrimin e ujit të lumit, paralelisht me rehabilitimin e tij.
Por rasti më i fundit tregon se niveli i ndotjes është shumë më i lartë nga sa mund të përballojnë filtrat.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndotet-gjanica-mbetjet-hidrokarbure-mbushin-lumin
Recommended