Ora News - Veliaj: Busti i Vojo Kushit, i mbytur nga pikat e bastit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nisur dëgjesat me qytetarët e njësisë administrative 8 për buxhetin e vitit 2019. Sipas Veliajt, një prej investimeve më të rëndësishme në këtë zonë do të jetë lidhja e 9-katsheve me sheshin "Skënderbej" dhe ndërtimi i dy shkollave të reja.

Veliaj: Kemi marrë një vendim që të mos i lëmë Pazarin e Ri dhe sheshin ?Skënderbej? si dy ishuj veç e veç, me kolonat në mes, por kemi përgatitur një investim së bashku me miqtë tanë të Fondit Shqiptaro-Amerikan, për të riparuar të gjithë pjesën e 9-katësheve, kolonave, që sheshi ?Skënderbej? të lidhet natyrshëm, me të njëjtin cilësi punimesh, përmes dy pjesëve të kolonave, me Pazarin e Ri, duke e kthyer në një rrugë të madhe shopingu. Me lirimin e shumë pikave të kazinove dhe basteve, do të ketë më shumë hapësirë për biznese të mirëfillta, që gjenerojnë vende pune. Ndërkohë, jemi në proces realizimi për ndërtimin e një shkolle të re, rehabilitimin tërësor të një blloku banimi, korsitë e reja të biçikletave. Rruga ?Qemal Stafa?, do të përfshihet nga aksioni për rivitalizimin e kësaj zone, që është realisht zemra e Tiranës, ndërkohë që kemi projektimin dhe rikonstruksionin e 4 rrugëve të Njësisë Administrative 8?.

Ai përshëndeti vendimin e qeverisë për të ndaluar të gjitha lojërat e fatit dhe pikat e basteve në zonat e populluara, duke theksuar se ai është vendimi më i mirë edhe për qytetarët e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/veliaj-nuk-premtuam-tram-por-ato-qe-premtuam-i-bem

Recommended