Të dielën, ora 20:15, Të pathënat e Konakut të Princ Vidit, në Exclusive
  • 6 years ago
Gërmimet e nisura pak vite më parë nxorën në dritë gurë dhe mure të nëndheshme që dukeshin si të hedhura rastësisht . Askush nuk e kishte menduar se ato i përkisnin themeleve të një ndërtese me shumë histori. Një shekull më parë, ajo ishte ndërtesa më e madhe në Shqipëri, ndryshe u njoh si Godina e Administratës , Pallati Qeveritar, Pallati Mbretëror apo Pallati i Princ Vidit. Konaku i Durrësit u zhduk si pasojë e shkatërrimit që solli lufta e parë botërore dhe mbi të nuk ka asnjë gjurmë . Exslusive sjell për herë të parë një përshkrim të hollësishëm të tij në të gjitha aspektet si dhe rindërton historinë deri tani të panjohur të këtij pallati buzë Adriatikut.
Recommended