Ora News - "Hiqeni drejtësinë dhe atëherë çfarë e dallon shtetin nga një bandë e madhe hajdutësh"
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pastori Akip Pano i ftuar në "Ekopolitikë", citoi një thënie të filozofit të famshëm Shën Agustin, për të ilustruar situatën e rëndë nga korrupsioni në vend.

Pano: Problemi nuk është tek biznesi, është tek politikbërja. Biznesi përdoret nga forcat politike. E gjithë çështja është shtruar shekuj më parë dhe vazhdon edhe sot. Çështja qëndron tek drejtësia. Agustini tha; hiqeni të drejtën dhe atëherë çfarë e dallon shtetin nga një bandë e madhe hajdutësh. Drejtësia është guri themeltar dhe Agustini thotë se është guri themeltar i shoqërisë civile. Njerëzit kuotojnë të parën ndershmërinë. Ata persona që kanë marrë përsipër të drejtojnë shtetin duhet të jenë njerëz të drejtë. Pse ne dëgjojmë historinë e vettingut, sepse ne jemi vend me një korrupsion të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hiqeni-drejtesine-dhe-atehere-cfare-e-dallon-shtetin-nga-nje-bande-e-madhe-hajdutesh
Recommended