Report Tv-Masakra në Mat, flet brigadieri

  • 6 years ago
Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Masakra me tre të vdekur në Mat tronditi të gjithë vendin. Dy nga viktimat ishin punonjës të ndërmarrjes së rrugëve të Bashkisë së Matit, Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj, ndërsa i treti, Hamit Buci, banor i fshatit Shëlli. Një ditë pas ngjarjes ka folur brigadieri i ndërmarrjes Gëzim Hoxha. Ai ka thënë se vrasësi Kujtim Koxha do i vriste të gjithë personat që ndodheshin në lokal, nëse nuk do ia kishin larguar armën nga dora. Ai shprehet se shkaku i vrasjes nuk ka të bëjë me 10 metrat e rrugës siç është raportuar në media, pasi një gjë të tillë ndërmarrja do ta në të gjitha rrugicat e fshatit. Ai thotë gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë sherri të mëparshëm të autorit me punonjësit e Bashkisë.

Unë nisëm në mëngjes si gjithnjë me shofërët dhe ikëm në destinacionin e punës në fshatin Shëlli për rikonstruksionin e rrugës. Morëm makineritë dhe mbërritëm. Mbaruam rrugët kryesore, rreth orës 13:00, iu them shoferëve të hajmë drekën në lokal. Atje kur mbërritëm në lokal, aty ka krisur automatiku, në fillimin e bukës. Ne do i bënim të gjitha rrugët, do rrinim edhe një javë tjetër që të mbaronim rrugët e fshatit Shëlli. Unë nuk ia di shtëpinë, por nga lagjia e tij do vijonim pas të hënës. Na thonë se ky kishte gjithë ditën që pinte në lokal. Unë po shihja një rrugë për ta bërë. Më pas jemi futur në lokal, ai kishte dalë nga aty 15 minuta para se të mbërrinim ne. Rreth orës 13:50 janë dëgjuar të shtënat e automatikut. Në 13:52 minuta kam telefonuar kryetarin e bashkisë. Ai ka zbrazur karikatorin. Dhe me vete kishte pasur edhe dy të tjera. E shtyri kryeplaku dhe ia kapi armën. I thoshte kryeplakut më lësho se do i vras të gjithë. Aty mund të ishte bërë hataja, do i kishte vrarë të gjithë. Vrau katër vetë dhe do vriste prap.

Recommended