Ora News - Reforma zgjedhore, Celibashi dhe Kume: Ndërkombëtarët të ulin palët në tryezë
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy ish-kryetarët e KQZ mendojnë se për të zgjidhur ngërçin e reformës zgjedhore duhet të ndërhyjnë ndërkombëtarët, ose përndryshe mund të shkojmë në zgjedhje me kodin e vjetër elektoral. Gjithashtu ata mendojnë se nuk ka më kohë që votimi elektronik të futet në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Në kohën kur zyrtarët e BE-së kërkojnë që politika të gjejë konsesusin për të përmbushur prioritetet, të cilat do t?i ndezin dritën jeshilë hapjes së ngegociatve, demokratët dhe socialistët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore.

Ish-kryetarët e KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe Kristaq Kume, mendojnë se për shkak të interesave partiake, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje me kodin e vjetër, duke mos shënuar asnjë përmirësim.

Ilirjan Celibashi: Është një histori e përsëritur, nëse nuk do të ketë ndryshime të këtij ligji zgjedhor, do të aplikojnë ato dispozita që janë në fuqi sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

Kristaq Kume: Palët nuk bien dakord, në fund farë produkti është zero. Shkohet në zgjedhje pa reformë.

Kur politika në vend nuk arrin të gjejë konsensusin, të gjithë kërkojnë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Ilirjan Celibashi: Nëse kjo situatë do të vazhdojë kështu besoj se do të jemi në pozitën kur faktori ndërkombëtar do të ndërhyjë në këtë proces.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/celibashi-dhe-kume-thirrje-nderkombetareve-te-ulin-palet-ne-tryeze-reformen-zgjedhore
Recommended