Ora News - FNSH arreston Ilir Boriçin, të fortin Fierit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
FNSH dhe policia e Fierit kanë arrestuar një person, i cili konsiderohet si i forti i Fierit. Arrestimi i Ilir Boriçit është bërë në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit" që është zhvilluar në lokale dhe ambiente të ndryshme.

"Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale" si edhe nga mbatja nën vëzhgim e ambienteve që frekuentohen nga persona me precedent kriminal, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Boriçi, 42 vjeç, banues në Fier. Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në lagjen "8 Shkurti" Fier, shtetasit Ilir Boriçi iu gjetën 2 armë zjarri pistoletë dhe një shpatë. Shtetasi Ilir Boriçi është pjesë e grupit të quajtur "Boriçët", grup me precedent kriminal kryesisht në fushën e krimeve kundër personit", thuhet në njoftimin e policisë.

Boriçi është arrestuar nga Policia 5 herë për veprat penale "Tentativë vrasje", "Kanosje", "Shkatërrim prone" dhe "Armbajtje pa leje". Aktualisht ky shtetas ishte në masën "Detyrim paraqitje" për veprën penale "Armbajtje pa leje", "Kanosje" dhe "Shkatërrim prone".

Gjithashtu, po në kuadër të kontrolleve të ushtruara u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Said Dervishi, 25 vjeç, banues në Lushnje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje ka caktuar masën e sigurimit "Arrest me burg" për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak". Ky shtetas, 04.09.2018 në kodrat e fshatit Zhamë, gjatë një konflikti për motive pronësie ka qëlluar disa herë me armë zjarri automotik drejt vëllezërve N.M dhe H.M.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fnsh-arreston-ilir-boricin-te-fortin-fierit

Recommended