Report Tv-‘Babale’/ Zbulohet roli i SHISH, ‘gazetari’ Jetmir Olldashi ka punuar si agjent
  • 6 years ago
Dosja ?Babale? e përgatitur nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ditët e fundit ka urdhëruar arrestimin e Albert Veliut dhe kunatit të tij Fredi Alizoti, hedh dritë të re mbi figurën e Jetmir Olldashit, të ashtuquajturit gazetar investigativ të scoop-it të rremë, për të cilin Gjykata ka vendosur ?detyrim paraqitje?. Por nxjerr në pah edhe rolin e ish-drejtorin e SHISH-it Visho Ajazi. Sipas dosjes, që Report TV ka mundur të lexojë, del se Olldashi ka luajtur një rol të dyfishtë: bashkëpunëtor i Partisë Demokratike, por edhe bashkëpunëtor i SHISH-it në kohën e Visho Ajazit

Ne fakt një pjesë e regjistrimeve të kryera me personazhet e kësaj dosje janë kryer nga SHISH: kjo e konfirmuar si nga agjencia ligjzbatuese por edhe nga vetë Albert Veliu, ?Babalja?. Albert Veliu, ka deklaruar para hetuesve se ka ardhur në Tiranë për tu takuar me agjentë të SHISH, për të goditur ?Agronin? me të cilin kishte një inat të vjetër, por sipas të gjitha deklarimeve dhe provave, punonjësi i SHISH me të cilin ka kontaktuar Babalja është Jetmir Olldashi.