Report Tv - Bashkëautori i përgjimit të 'Babales', Jetmir Olldashi certifikohet si shpifës
  • 6 years ago
I vetëshpallur si gazetar investigativ, Jetmir Olldashi, certifikuesi i vërtetësisë së deklaratave të ?bashkëpunëtorit X? Albert Veliu është një shpifës, tashmë i çertifikuar. Olldashi, autor i investigimit të çuditshëm gazetaresk, që kishte si protagonist ish-trafikantin e njohur si ?Babalja?, është dënuar për shpifje ndaj gazetarit Carlo Bollino, me një vendim nga Gjykata e Tiranës, që tashmë ka marrë formë të prerë.

Jetmir Olldashi gazetari në qendër të një audio përgjimi, realizuar me ndihmën e tij dhe "Bashkëpunëtorit X", transmetuar nga PD, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me vendim të formës së prerë për shpifje. Gjytarja Fatime Decolli pasi shqyrtoi padinë e gazetarit Calo Bollino në vendim e saj thotë se Olldashi është i detyruar të shlyej paditësin në shumën 300.000 lekë për dëmin jo pasuror të shkaktuar nga publikimi në portalin e tij të një artikulli kunder Carlo Bollino.

Këtë shkrim që mban firmën e Jetmir Olldashit gjykata e gjeti tërësisht shpifës dhe fyres dhe kërkon nga autori po ashtu përgënjeshtrimin e tij. Jetmir Olldashi u paraqit vetën në seancën e parë gjyqësore por duke mos patur asnjë provë mbështetëse për katallogun e shpifjeve që kishte hedhur në fletushkën e tij elektronike nuk u paraqit më në seancat e tjera.

I ashtuquajturi ?gazetar investigativ? kishte vjellë mbi fletushkën e tij dixhitale çdo helm të mundshëm dhe çdo fantazi të mundshme kundër gazetarit Bollino, pa u përpjekur as edhe për një çast, nuk po them që të verifikonte, por qoftë edhe të përshkruante një fakt të vërtetë, apo një provë, apo një grimcë të vërtete.
Recommended