Report Tv-Pa ' Gjurmë' e nis me humbjen e 31-vjeçarit nga Bulqiza
  • 6 years ago
Ka startuar mbrëmjen e sotme në ekranin e Report Tv, emisioni ?Pa gjurmë?. Në puntatën e parë të këtij emisioni, gazetarja dhe moderatorja Odeta Duma, ka intervistuar bashkëshorten e Artur Lleshit, një person i denoncuar i zhdukur 6 muaj më parë, që pas largimit të tij në Gostivar për të punuar si çoban.

Artur Lleshi, nga Bulqiza ka humbur kontaktet më 10 prill 2018 me familjen e tij nga Gostivari. Ai iku të punonte si çoban në Maqedoni. I vëllai dhe familjarët shprehen se ka punuar prej 3 vitesh në Maqedoni. Arturi u rikthye më 2 prill, për të sjellë paratë në shtëpi dhe për t?u çmallur me familjarët. Më 10 prill, ai u largua nga shtëpia për t?u rikthyer në punën e tij, por që prej asaj dite nuk ka më informacion.
Recommended